AKK e detyron këshilltarin e Isa Mustafës që ta mbyllë biznesin privat

AKK e detyron këshilltarin e Isa Mustafës që ta mbyllë biznesin privat

Bojeviç figuronte si person i autorizuar në një biznes privat. Pas njoftimit nga AKK-ja, këshilltari i kryeministrit ka hequr dorë nga biznesi i tij, në mënyrë që të mund ta mbajë postin e tij në zyrën e Isa Mustafës.

“Pas kësaj shkrese zyrtari i lartë, z .Aleksandër Bojeviç, ka ardhur në takim, ku me zyrtarët e AKK-së është njoftuar me faktet dhe provat që posedon AKK-ja, lidhur me çështjen e iniciuar për konflikt të interesit. Më datë 24 tetor kemi pranuar dokumentet zyrtare ku konfirmohet se Aleksandër Bojeviç ka hequr dorë nga biznesi i tij”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Shpërndaje në: