AKK tregon përfundimisht se a është marrë vendim për heqjen e orës policore në Kosovë

AKK tregon përfundimisht se a është marrë vendim për heqjen e orës policore në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se akoma do të jetë në fuqi masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se kjo është biseduar në takimin online që është mbajtur sot mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunavve të Kosovës.

“Pas analizës që është bërë po shihet se lakorja e të infektuarve është duke rënë kjo është mëse e mirëseardhur për të gjitha komunat, nga e hëna kemi lehtësim të masave, sidomos në ato çështjet që i kemi ngritur edhe me parë”.

“Mësimi do të fillojë në shkolla nga e hëna, por kemi katër skenario për zhvillimin e mësimit nëse del ndonjë gjë më ndryshe. Mësimdhënëset që janë shtatzënë apo edhe ata që janë më sëmundje kronike duhet të vijnë në punë por se duhet të jenë të vaksinuar. Kjo nuk vlen vetëm për mësimdhënësit por për të gjithë zyrtarët publik që duhet të fillojnë punën të hënën”.

“Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në 05:00. Lehtësimet kanë ndodhur është mirë që ka një rënie drastike të rasteve të reja, numri i rasteve me fatalitet ka rënë. Vetëm duhet të jemi të kujdesshëm duhet të vaksinohemi të gjithë”, ka thënë Ibrahimi.

Shpërndaje në: