AKP largon nga Tenderi i shitjes Njësinë nr.17: Barnatorja në Lipjan me kërkesë Komunës së Lipjanit

AKP largon nga Tenderi i shitjes Njësinë nr.17: Barnatorja në Lipjan me kërkesë Komunës së Lipjanit

Agjencia  Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr.17, duke respektuar kërkesën e Komunës së Lipjanit për pretendim pronësorë deri ne shqyrtimin e dokumentacionit nga AKP.

Njësia e larguara nga shitja:

Njësia nr.17: Barnatorja në Lipjan

Ky  asete ishte  paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 57, që do të mbahet me 10 gusht 2022.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 57 është me 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 57 mund të gjendet në ueb faqen e AKP-së:https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20609. /Periskopi/

Shpërndaje në: