AKR mori ofertë nga PDK-ja, ja pse u refuzua
Aleanca Kosova e Re është në bisedime intensive me VV-në e LDK-në për të lidhur koalicion parazgjedhor.
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë se AKR ka pasur ofertë edhe nga PDK, por ka thënë se partia nuk e ka pranuar ofertën për shkak se është e intersuar që të çlirojë vendin nga partia e vendit, shkruan Periskopi.
“Personalisht jam i kyqur për të ndryshuar këtë gjendje dhe qëllimi ka qenë që e gjithë opozita të bëhet një. Dëshirojmë që PDK-ja të shkojë në opozitë sepse është e keqja e këtij vendi. Po shpresoj që pas marrëveshjes do të ngritemi në këmbë dhe ta çlirojmë këtë vend. Kemi pasur ofertë nga PDK-ja por se kemi pranuar sepse nuk jemi të interesuar të shkojmë me ta në zgjedhje”, ka thënë ai në Klan Kosova. /Periskopi/



