Aksident i rëndë mes dy veturave në Lipjan, lëndohen katër persona

Aksident i rëndë mes dy veturave në Lipjan, lëndohen katër persona

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes dy veturave në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 01:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës”, ka thënë Borovci.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident i cili ka ndodhur rreth orës 01:00”, tha më tej Borovci.

Shpërndaje në: