Aksident i rëndë mes dy veturave në Podujevë, Policia jep detajet

Aksident i rëndë mes dy veturave në Podujevë, Policia jep detajet

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin në Lupç të Podujevës, i ndodhur sot mes një autobusi dhe veturës.

Policia thotë se për rastin janë njoftuar edhe ekipet mjekësore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Ju njoftojmë se me 09.05.2022, rreth orës 13:04, te vendi i quajtur Kulina në Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun.

Shpërndaje në: