Aksident i rëndë në aksin rrugor Malishevë-Rahovec, shtatë të lënduar

Aksident i rëndë në aksin rrugor Malishevë-Rahovec, shtatë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Malishevë-Rahovec.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Kështu bëri të ditur Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Diku rreth orës 15:30 në aksin rrugor Rahovec-Malishevë afër fshatit Zatriç, ka ndodhur një aksident trafiku,  ku kanë qenë të involvuara tri vetura. Njëra nga veturat është veturë zyrtare e Prokurorisë Gjakovë. Shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Një pjesë e tyre janë transferuar në Emergjencën e Prizrenit dhe një pjesë në Emergjencën e Gjakovës jashtë rrezikut për jetën’ tha zëdhënësi i policisë Gjakovë, Nusret Gjurkaj

Shpërndaje në: