Aksident i rëndë në Prishtinë, dy vajza goditen nga vetura

Një aksident i rëndë po raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku dy vajza u goditën nga një veturë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Sipas mediave, vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes.