Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, ka të vdekur dhe të lënduar

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, ka të vdekur dhe të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Rrugën e Kombit ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur brenda tunelit të Kalimashit dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.Mjetet e përfshira në aksident drejtoheshin nga shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Dinamika e aksidentit është ende e paqartë, ndërkohë që policia dhe ambulancat kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje.

Shpërndaje në: