Aksident  me fatalitet në Podujevë, vdes një person

Aksident  me fatalitet në Podujevë, vdes një person

Një person ka vdekur mesditën e sotme si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Obrançë të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.

Shpërndaje në: