Aksident me motor, vdes 25 vjeçari
Një 25-vjeçar humbi jetën sot në kryeqytet, për shkak të një aksidenti me motor.
Sipas informacioneve të para, I.B. është rrëzuar me teksa udhëtonte me motorin e tij tip “Kavasaki”.
25-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



