Aksident mes dy veturave në kryeqytet, Policia në vendngjarje (Foto)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutash në rrugën ‘Vudro Vilson’ në Prishtinë.
Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë njësitë policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar./Sinjali