Aksident mes kamionit dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Aksident mes kamionit dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, deklaroi ai.

Shpërndaje në: