Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Veternik-Bresje, katër të lënduar

Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Veternik-Bresje, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi këtë të shtunë rreth orës 17:30.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut për kontrollin e autostradës është marrë me procedurat në vendngjarje”.

Lexuesit e portalit kanë dërguar edhe video nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në: