Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka rreth orës 14:00 ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu tha zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se në aksident ishin përfshirë tre automjete.

Ai theksoi se njësiti i trafikut është marrë me rastin.

“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin” – tha Hoxha.

Shpërndaje në: