Aksident në Dollc të Klinës, raportohet për të lënduar (Foto)
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë- Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Një lexues i Periskopit ka dërguar disa fotografi, në të cilat shihet se si është rrokullisur një automjet.
Raportohet se në këtë aksident ka pasur edhe të lënduar, por jo viktima.
Siç edhe shihet, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policorë, ndërsa për shkak të bllokimit të rrugës për pak kohë, janë shkaktuar kolona./Periskopi





