Aksident në Ferizaj, lëndohet një 21 vjeçar

Aksident në Ferizaj, lëndohet një 21 vjeçar

Një 21 vjeçar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në mëngjes në Ferizaj.

Policia njofton se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur automjet i tipit VË Golf ka lëvizur nga rruga “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të “Tahir Sinani” duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe si pasojë ka përfunduar në hekurudhë.

Shoferi 21 vjeçar ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka inicuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka inicuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbajë rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro”, thuhet më tej në komunikatë

Shpërndaje në: