Aksident në Kukës, dy të lënduar

Aksident në Kukës, dy të lënduar

Dy persona kane mbetur te plagosur sot gjatë një aksidenti rrugor në Kukës.

Sipas njoftimit të policisë aksin rrugor Kukës- Uzinë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, me targa AA 503 DC, me drejtues mjeti shtetasin H.A, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi H.A, dhe pasagjeri shtetasi B.D., rreth 53 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve.

 

Shpërndaje në: