Aksident në Lupç të Podujevës, tetë persona të lënduar

Aksident në Lupç të Podujevës,  tetë persona të lënduar

Tetë persona kanë pranuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te aksidenti me tetë persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.

Shpërndaje në: