Aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i lëndura pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai tha se në aksident  është përfshirë vetëm një veturë, ndërsa një personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në ora 22:13 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare është një aksident komunikacioni, e përfshirë vetëm një automjet. Një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli