Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot në orën 09:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bërrnicë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në: