Aksident në Mat, policia jep detajet e para

Aksident në Mat, policia jep detajet e para

 

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Mat.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën A.H, 67 vjeç që ka disa fraktura në këmbë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Ndërsa 4 peronat e tjerë R.K 55 vjeç, L.K 60 vjeçe, K.K 48 vjeç dhe E.Ç 24 vjeç pas kontrollit mjekësor në Spitalin e Burrelit janë larguar në banesë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i daljes nga rruga ka qenë se ai segment rruge ishte i mbuluar me akull.

Drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhet në vendngjarje.

Shpërndaje në: