Aksident në Pejë, një i vdekur dhe 11 të lënduar

Aksident në Pejë, një i vdekur dhe 11 të lënduar

Policia e Pejës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë pesë makina, katër prej të cilave kanë qenë makina udhëtarësh, ndërsa një kamion ‘Mercedes’. Një person ka vdekur dhe 11 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, në të cilin janë përfshirë pesë automjete.

Policia e Pejës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë pesë makina, katër prej të cilave kanë qenë makina udhëtarësh, ndërsa një kamion ‘Mercedes’.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, është duke zhvilluar hetimet në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, fatale për njërin pasagjer në mjetin ‘BMW’ shtetasi shqiptar i Kosovës F.Sh.(1995) i cili në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ka arritur pa shenja jete. Njëmbëdhjetë personat e lënduar shtetasit shqiptar Kosovar, I.R.(1971) drejtues i veturës ‘Passat’, F.R.(1961) pasagjer në veturën ‘Passat’, S.R.(1969) pasagjer në veturën ‘Passat’, B.R.(19 83) pasagjer në veturën ‘Passat’, H.K.(1966) drejtues i mjetit VË ’Golf’, S.R.(1966) pasagjer në mjetin VW ‘Golf’, B.R.(1991) drejtues i automjetit VW ’Polo’, M.R.(1962)pasagjer në veturën VW ’Polo’, T.R.(1955), pasagjer në automjetin VW ’Polo’, Xh.R.(1963)pasagjer në automjetin VW ’Polo’ si dhe i dyshuari S.SH.(1991) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, përveç të lënduarit S.R. , i cili për shkak të lëndimeve serioze  me urgjencë është dërguar në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Trupi i viktimës nuk është dërguar në autopsi, pasi që një gjë të tillë e kanë kundërshtuar familjarët e tij.

Shpërndaje në: