Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në: