Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi orë më parë në Prishtinë – raporton Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Me  këtë rast aktualisht po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Periskopin.

 

Shpërndaje në: