Aksident në Qafën e Duhlës, lëndohen tre persona

Aksident  në Qafën e Duhlës, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, konkretisht në vendin e njohur si Qafa e Duhlës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët me Emergjencën e Qendrës Mjekësore të Shtimes, janë dërguar në QKUK.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjeksor në QKUK”, u shpreh ai.

Tutje, Gashi bëri të ditur se njësia e trafikut është duke u marrë me rastin.

Shpërndaje në: