Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një grua e lëndohen dy persona të tjerë

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një grua e lëndohen dy persona të tjerë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit. Mësohet se ka humbur jetën një grua dhe janë plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Gjela Lleshi, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet.

Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L.

Shpërndaje në: