Aksident trafiku afër Pallatit të Drejtësisë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në mes dy veturave afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Në redaksinë e Periskopi.com janë dërguar pamje ku shihet se Policia e Kosovës  ka dalë në vendin e ngjarjes.

Vlen të theksohet se numri i aksidenteve në këtë udhëkryq, që të dërgon drejt Pallatit të Drejtësisë, është mjaft i shpesht për shkak të qarkullimit të madh të automjeteve.

Periskopi do iu mbajë të informuar me rastin.