Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, pesë persona të lënduar

Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, pesë persona të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin për Periskopin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë.

“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë dalë pos njësive policore edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve”- tha Krasniqi.

Shpërndaje në: