Aksident trafiku në Prishtinë

Aksident trafiku  në Prishtinë

Një aksident trafiku vetëm me dëme materiale ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bajram Kelmendi me rrugën Mustafë Hoxha në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në: