Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, ka të lënduar

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti trafiku ku janë përfshirë dy vetura në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Tutje shtohet se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  dy  vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në: