Aksident trafiku në Suharekë, vetura përfundon jashtë rrugës
Një vetaksident është raportuar të ketë ndodhur pak më parë në magjistralen Suharekë-Prizren.
Saktësisht në fshatin Gjinoc një veturë është vetaksidentuar dhe e njëjta ka përfunduar jashtë rrugës.
Në pamjet e publikuara shihet se dëmet që ka pësuar vetura janë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.