Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar pasi humbi kontrollin e makinës

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar pasi humbi kontrollin e makinës

Një 24-vjeçar shqiptar ka gjeture vdekjen pas një aksidenti me BMW në Itali.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pak para kryqëzimit për Castelbellino.

Shqiptari Florenc Kasa duket se ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas përplasjes.

 

 

Dinamika e aksidentit të ndodhur rreth mesnatës në zonën komunale Castelbellino në korsinë veriore për në Fabriano.

I riu po kthehej për në shtëpi, kur makina e tij u përplas me parmakët në pjesën e autostradës së prekur nga punimet në rrugë.

Ai sapo kishte bërë ndërrimin e korsisë për në kantier dhe po kthehej në korsinë normale kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi ndarjen e betonit.

Të gjitha përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar ishin të kota, pasi i riu vdiq menjëherë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e djalit nga kabina.

Autostrada ka qëndruar e mbyllur deri në orën 5.45 të mëngjesit të sotëm.

Shpërndaje në: