Aksidenti i autobusit me targa serbe: Dëshmitarja tregon momentin se si ndodhi

Aksidenti i autobusit me targa serbe: Dëshmitarja tregon momentin se si ndodhi

Një grua e quajtur Natasha, e cila ndodhej në autobusin me targa serbe që u përmbys në Bullgari, ka treguar për mediat se çfarë ka ndodhur disa minuta para aksidentit.

“Një nga prindërit në autobus dëshironte të ulej në ulësen e përparme. Shoferi pati probleme me hapjen e ulëses dhe humbi kontrollin mbi timonin dhe përfunduam jashtë”, tha ajo për portalin bullgar nova.bg.

Sipas saj, fëmijët janë nga një grup folklorik dhe po kthehen në vendlindje pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar.

Kujtojmë se sipas informacioneve të para nga përmbysja e autobusit kanë mbetur të plagosur 12 persona.

Fëmija më i vogël i lënduar është gjashtë vjeç, ndërsa më i madhi 17.

Policia ndodhet ende në terren dhe hetimet po vijojnë. Sipas mediave bullgare, në autobus ishin 49 pasagjerë që po ktheheshin për në Beograd nga festivali folklorik në det.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.10 në km 216 në drejtim të Sofjes, jo shumë larg Stara Zagorës.

Shpërndaje në: