Aksidenti me 10 kosovarë të vdekur në Slavonski Brod: Dalin detaje të reja nga aktakuza ndaj shoferit

Periskopi.com Lajme

Prokuroria komunale në Slavonski Brod ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën e kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.

“Shoferi 52-vjeçar akuzohet se më datë 25.07.2021 rreth orës 06:00 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, është kthyer nga pjesa e pasme e autobusit ku ka dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit të emergjencës e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi pjesën e përparme të një tabele”.

Ai akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitjen  e autobusit, ku dhjetë pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe njëmbëdhjetë tjerë janë lënduar rëndë”, njoftoi Prokuroria Komunale e Shtetit.

Kujtojmë, se aksidenti i rëndë ka ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar në autostradën A3. Ndonëse fillimisht u spekulua se shoferin e kishte zënë gjumi pas timonit, por që avokati i tij e mohoi këtë, shkruan index.hr, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 26.07.2021, Prokuroria e Qarkut në Slavonski Brod ka bërë marrjen në pyetje të një shtetasi 52 vjeçar të Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të aksidentit”.