Aksidenti në autostradën Prishtinë-Ferizaj – Ka të lënduar, bllokohet rruga

Aksidenti në autostradën Prishtinë-Ferizaj – Ka të lënduar, bllokohet rruga

Një aksident trafiku i ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj mes tri automjeteve, ka lënë tre persona të lënduar.

Policia ka konfirmuar aksidentin, teksa ka thënë se aktualisht rruga në këtë lokacion është e mbyllur.

“Po është shkaktuar një aksident trafiku në autostradën, Ferizaj- Prishtine, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar. Rruga në këtë lokacion është e mbyllur deri të kryhet vendshikimi nga ekipet kompetente”, tha policia.

 

 

Shpërndaje në: