Aksidenti në Çagllavicë, shoferi voziste veturën e vjedhur

Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka thënë për televizionin publik se dyshohet se vetura që është përfshirë në vetaksident është veturë e vjedhur.
“Lidhur me aksidentin njësitet policore kanë kryer hetime intensive duke përfshirë verifikimin e veturës dhe personit/ave, ku nga verifikimet e para dyshohet se vetura e përfshirë në vetaksident është veturë e vjedhur”, ka thënë Kelani.
Ai ka treguar se njësitet policore janë duke vazhduar me hetime shtesë lidhur me rastin.