Aksidenti në Mitrovicë, në veturën e Policisë ishin dy vajza: Njëra shtirej si e vdekur

Aksidenti në Mitrovicë, në veturën e Policisë ishin dy vajza: Njëra shtirej si e vdekur

Pesë persona mbetën të lënduar në një aksident që dyshohet të jetë shkaktuar nga policia në Shupkovc të Mitrovicës.

Zyrtarët policorë kanë hyrë në kah të kundërt në rrugën që është njëkahore dhe i dedikohet kyçjes në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Shkak për këtë veprim, jozyrtarisht, Klani mëson se ishin dy vajza që ishin në automjetin e policisë.

Siç mësohet, ato në orët e hershme të mëngjesit kishin shkuar në Spitalin e Mitrovicës në gjendje të dehur, ku nga emergjenca i kanë udhëzuar për në repartin psikiatrik në QKUK, ku edhe i kanë dërguar me autoambulancë.

Në Prishtinë ato nuk i kanë pranuar dhe me automjetin e policisë kanë nisur të kthehen për në Mitrovicë, ku në hyrje, njëra nga to është shtirur se ka vdekur, gjë që ka bërë që policët të hyjnë në rrugë një kahore për të arritur më shpejt në spital.

Shpërndaje në: