Aksidenti në Pejë: Tre të lënduar, njëri nga ta dërgohet në QKUK

Aksidenti në Pejë: Tre të lënduar, njëri nga ta dërgohet në QKUK

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Pavlan të Pejës.

Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës por është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Pavlan të Pejës një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”.

Shpërndaje në: