Aksidenti në Prishtinë ku u goditën dy vajza, policia jep detaje

Aksidenti në Prishtinë ku u goditën dy vajza, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku një veturë shkeli dy vajza, e më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor”, deklaroi Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Aksident i rëndë në Prishtinë, dy vajza goditen nga vetura

Shpërndaje në: