Aksidenti tragjik në Bullgari, fotoreporteri shqiptar tregon çfarë pa në vendin e ngjarjes

Aksidenti tragjik në Bullgari, fotoreporteri shqiptar tregon çfarë pa në vendin e ngjarjes

Fotoreporteri shqiptar i agjencisë së lajmeve “AP”, Sylejman Kllokoqi,  ka treguar se cfarë ka parë në vendin e ngjarjes së aksidentit në Bullgari ku një autobus është aksidentuar dhe kanë vdekur 45 udhëtarë kryesisht shqiptarë. Kllokoqi ka qenë në vendin ngjarjes gjatë tërë ditës sot dhe thotë se ajo cfarë ka parë ka qenë e tmerrshme.

“Është tragjedi e madhe. Njëherë në Kroaci, pastaj në Tetovë e tash në Bullgari. Çka po ndodh me ne shqiptarët?”, thotë ai teksa kujton edhe dy aksidente tjera që kishin ndodhur me autobusë ku viktima ishin shqiptarët.

Kllokoqi thotë se ajo cfarë është folur mes gazetarëve në vendin e ngjarjes është se njëra prej gumave ka shpërthyer gjatë vozitjes por është e paqartë se si ka marrë flakë autobusi.

“Autobusi ishte tërësisht i djegur. Ajo që më ka rënë në sy është fakti se si ana e djathtë e autobusit është thuajse nuk ekziston. Shumë fjalë mes gazetarëve është se ka eksploduar goma. Sipas dëshmitarëve është se ka shpërthyer guma por si ka ardhur deri tek ndezja e autobusit. E dijmë se nafta nuk ndizet sikur benzina. Duhet të presim se cfarë po ndodhë me hetimet”, shtoi ai.

Shpërndaje në: