Aksidentohen dy vëllezërit shqiptarë që ishin nisur nga Zvicra për pushime në Kosovë

Aksidentohen dy vëllezërit  shqiptarë që ishin nisur nga Zvicra për pushime në Kosovë

Një aksident trafiku u ka shkaktuar lëndime të rënda dy vëllezërve shqiptarë, të cilët po udhëtonin nga Zvicra për në Kosovë.

Ata janë aksidentuar në Kroaci.

Albinfo.ch mëson se nga aksidenti dy vëllezërit M. Sh dhe M. Sh kanë pësuar lëndime shumë të rënda, ndërsa të dy janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin.

Madje as mediat kroate nuk kanë raportuar lidhur me këtë aksident.

Shpërndaje në: