Aksidentohen me njëri-tjetrin, përleshen vozitësit e veturave

Aksidentohen me njëri-tjetrin, përleshen vozitësit e veturave

Një aksident trafiku ndodhi pak më parë në magjistralën Prishtinë-Podujevë më saktësisht në fshatin Lluzhan, ku si pasojë mbetën të lënduar dy persona.

Indeksonline mëson se pas aksidentit ka ndodhur një përleshje mes ngasëseve të dy veturave si dhe për kete arsye janë arrestuar tre person nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve mësohet se të arrestuarit janë vëllezër me inicialet F.B dhe M.B si dhe një qytetar nga Vushtrria.

Të arrestuarit momentalisht janë ne mbajtje deri në vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Shpërndaje në: