Aksidentohen tri vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

Aksidentohen tri vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në  magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për Periskopin, ku thotë se deri më tani dihet se janë të përfshira tri vetura.

‘’Nga informacionet fillestare thuhet se tri vetura janë të përfshira dhe tre persona të lënduar’’, ka thënë Zahiti për Periskopin.

Policia ende është në vendin e ngjarjes./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: