Aksidentohet autoboti me gaz te Rruga e Kombit, bllokohet segmenti Milot-Rubik

Aksidentohet autoboti me gaz te Rruga e Kombit, bllokohet segmenti Milot-Rubik

Aksidentimi i një autoboti të mbushur me gaz, ka sjellë bllokimin e rrugës së Kombit në segmentin Milot-Rubik.

Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve për nga rruga e vjetër Milot-Rubik.

Një vinç i lartë në bashkëpunim me zjarrfikëset po punojnë për largimin e autobotit.

Mësohet se autoboti doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure.

 

 

 

 

Shpërndaje në: