Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Disa persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, raporton BBC, transmeton Periskopi Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00, në kryeqytetin suedez. Në një deklaratë, policia tha se ngjarja është klasifikuar si vrasje e rënduar nga pakujdesia.