Aksion i policisë në Prizren, arrestohen pesë zyrtarë komunal

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen pesë zyrtarë komunal

Në Prizren, dje janë arrestuar pesë zyrtar komunal nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Nga Prokuroria kanë thënë se mbi dyshimet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Kombëtar, dyshohet se zyrtar nga Zyra për Kthim dhe Komunitete ne Komunën e Prizrenit, janë të përfshirë në veprat penale lidhur me tenderin “Furnizimi me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit”.

Ndërsa, nga Komuna e Prizrenit kanë deklaruar se aktualisht nuk mund të tregojnë më shumë detaje, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për staf civil dhe jo staf politik të këtij institucioni.

Policia sot ka zhvilluar një operacion edhe në Obiliq, ku janë arrestuar dy persona që dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme materiale, pasi nuk iu janë përmbajtur kritereve të projektit që ndërlidhen me vendosjen (madhësinë) e gypave, bëhet fjalë për projektin  “Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”.

Shpërndaje në: