Aksionet e Man United janë rritur me miliona euro pasi njoftuan marrëveshjen me Ronaldon

Aksionet e Man United janë rritur me miliona euro pasi njoftuan marrëveshjen me Ronaldon

Pas një kohe të gjatë, Cristiano Ronaldo ka vendosur të kthehet te skuadra e Manchester United, aty ku mori emër, para se të kalonte te Real Madrid e Juventus.

Faqja zyrtare e Man Utd sot ka njoftuar se kanë rënë dakord me Juventus për kartonin e Cristiano Ronaldos.

Man United është një nga klubet e pakta në të gjithë botën që tregtohet publikisht edhe në ShBA, përcjell Periskopi.

Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.

Sipas Joe Pompliano, $ MANU është rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.

Një grafik, i ndarë nga Telegraph, jep një paraqitje vizuale të asaj se sa aksione janë rritur në orët e fundit pas njoftimit të marrëveshjes me Ronaldon. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: