Aksioni i Policisë në Ferizaj, raportohet për arrestimin e një aktori të njohur kosovar

Aksioni i Policisë në Ferizaj, raportohet për arrestimin e një aktori të njohur kosovar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve ka realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe një aktor i njohur kosovar.

Indeksonline mëson se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë edhe fajden.

Detaje e aksionit pritet të kumtohen pas pak në konferencë për media, ndërsa Indeksonline gjatë ditës do iu informojë se për cilin aktor bëhet fjalë.

 

Shpërndaje në: