Aksioni në veri: Agim Bahtiri i keqpërdor policët e Kosovës për fushatë zgjedhore

Aksioni në veri: Agim Bahtiri i keqpërdor policët e Kosovës për fushatë zgjedhore

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se menjëherë ka dashur të shfrytëzojë aksionin e Njësisë Policore ROSU për fushatën zgjedhore të 17 tetorit.

Ai shihet në një fotografi me tre policë të Kosovës. Nuk dihet nëse këta policë janë pjesë e Njësisë Speciale që po kryen operacionin e targave në veri.

Bahtiri po lufton që të marrë edhe mandatin e tretë në krye të Mitrovicës, duke qenë kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

Kryetari Bahtiri ka përmendur si një prej të arriturave të tij vazhdimisht edhe çështjen e veriut dhe qetësimin e situatës atje.

Shpërndaje në: